U kërcënua nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Pacolli anulon takimin

U kërcënua nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Pacolli anulon takimin

85
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka anuluar takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Sipas tij, shkak është bërë deklarata e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Miroslav Dodik, i cili tha se delegacioni i Kosovës nuk është i mirëpritur.

Reagimi i Pacollit në Facebook

Sapo kam anuluar pjesëmarrjen time në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore për shkak të këcënimeve nga Presidenti i Repulikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miroslav Dodik, i cili sot në një intervistë për një medium ka deklaruar se unë dhe delegacioni im nuk jemi të mirëseardhur në Banja Llukë. Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën pērpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyere kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY