Xhafaj për viktimat në Shkodër:”Kanë qenë autorë në vrasje të mëparshme”

Xhafaj për viktimat në Shkodër:”Kanë qenë autorë në vrasje të mëparshme”

252
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli në Kuvend edhe për vrasjen e fundit në Shkodër.

Ndonëse nuk zbuloi shumë për shkak të hetimit, Xhafaj tha se viktimat kanë qenë të përfshirë në vrasje të mëparshme, si autorë.

Por sidoqoftë fakti që ngjarjet nuk janë zbardhur, do të thotë se policia e shtetit ka dështuar në këto raste.

‘Nuk dua t’i hyj fare diskutimit, se cili është konteksti i vrasjeve që kanë ndodhur këto muaj në Shkodër, as dhe cila është natyra e disa prej viktimave të përfshira në këto ngjarje, apo sa dhe si këta të fundit, kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme si autorë të vrasjes.

Kjo nuk është detyra ime sot. Kjo është përgjegjësi e hetimit që është duke u zhvilluar me shumë intensitet, me një përgjegjësi të veçantë së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër’, tha Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY