Balla i bën thirrje Xhafajt:”Zbardh vrasjet në Shkodër!”

Balla i bën thirrje Xhafajt:”Zbardh vrasjet në Shkodër!”

103
0
Shares

Ndërkohë që opozita është mbledhur në Shkodër në nisje të sesionit parlamenetar, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se krimet në Shkodër kohët e fundit duhet të zbardhen dhe autorët të ndëshkohën. Për këtë ai i bëri thirrje ministrit Xhafaj që të reagojë.

Duke bërë një bilanc të vrasjeve në Shkodër, Balla tha se ato janë më të pakta sesa në mandatin kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha.

Deklarata e Balles:

 Në 2010 kur ministri i Brendshëm ishte Basha ato arritën në nivelin më të lartë, 18 vrasje. Krahasuar me një shifër 8 vrasje gjatë tetë mujori janar-gusht 2018. Edhe gjatë 2012 ka qenë një numër i lartë 18 dhe mesatarja ka qenë 15 vrasje në mandatin e dytë dhe të fundit të PD krahasuar me një numër 9  mesatarja gjatë mandatit tonë të parë. 

Vrasjet në Shkodër duhen zbuluar dhe ndëshkuar menjëherë dhe sa më parë. Zoti Ministër i Brendshëm ne kemi besim te puna juaj dhe e policisë dhe presim menjeherë reagimin, sa më të shpejtë dhe të fortë, një përgjigje kuptim plotë ndaj kudo që ka gisht në shqetësimin e qytetarëve shkodranë.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY