Vjedhja e Katedrales në Korçë, reagon deputetja: Krimi po godet dhe institucionet...

Vjedhja e Katedrales në Korçë, reagon deputetja: Krimi po godet dhe institucionet e kultit

93
0
Shares

Pas lajmit se Katedralja e Korçës u dhunua dhe u vodh nga persona të paidentifikuar, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike për këtë qark, Valentina Duka.

Duka në reagimin e saj shprehet e indinjuar dhe e quan një akt të pashembullt banditesk që tregon se qeveria e sotme ka kapitulluar totalisht para krimit e korrupsionit.

Reagimi i plotë:

“Krimi po godet edhe institucionet e kultit! Të gjithë u indinjuam kur dëgjuam për dhunimin dhe vjedhjen e Katedrales së Korçës!

Ky është një akt i pashembullt banditesk që tregon se qeveria e sotme ka kapitulluar totalisht para krimit e korrupsionit dhe se pasiguria e tronditjet e rendit publik kërcënojnë seriozisht qytetarët.

U bëjmë thirrje organeve kompetente të gjejnë menjëherë autorët dhe t’i vendosin para ligjit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY