Djegia e dy makinave në Vlorë, reagon policia: E qëllimshme, janë shoqëruar...

Djegia e dy makinave në Vlorë, reagon policia: E qëllimshme, janë shoqëruar 6 vetë në komisariat

114
0
Shares

Pak më parë raportuam se gjatë natës ishin djegur dy makina në Vlorë.

Policia nuk kishte dhënë detaje lidhur me ngjarjen, ndërkohë që në njoftimin e fundit të saj, thuhet se një nga makinat është djegur aksidentalisht, ndërsa për tjetrën dyshohet se është e qëllimshme dhe ka shoqëruar 6 persona.

Ja çfarë sqaron policia 

Më datë 03.09.2018, rreth orës 01:50, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në automjetin tip Benz me targa AA 303 OM, në pronësi të shtetasit R.A ka rënë zjarr. Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental.

Gjithashtu po më datë 03.09.2018, rreth orës 04:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë është përfshirë nga flakët automjeti tip “Toyota” me targa AA 660 RJ, në pronësi të shtetasit S.S.

Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qellimshëm dhe për këtë janë shoqëruar 6 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes”.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.D

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY