Opozita e shqetësuar, Spaho: Gjendja kriminale në vend alarmante, të rrëzohet ligji...

Opozita e shqetësuar, Spaho: Gjendja kriminale në vend alarmante, të rrëzohet ligji për teatrin

93
0
Shares

Konferenca e kryetarëve përfundoi dhe menjëherë në deklaratë për mediat ka dalë Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Spaho ka bërë një rezyme të asaj çka është folur në takim dhe çfarë është vendosur sipas datave të kalendarit.

Së pari, ai dhe grupi i tij ka ngritur shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Sipas tij, gjendja kriminale në vend është alarmante, ku  marrja e pushtetit absolut në Elbasan, Shkodër e në vende të tjera, janë rezultat i një qeverie të kriminalizuar.

Në vemendje gjithashtu, Spaho gjatë takimit, ka sjellë dhe ngjarjen ndaj gazetares Klodiana Lala. Ai theksoi se është nevoja për të ndryshuar këtë situatë duke vënë në dukje dhe rastet e ligjit të dekriminalizimit.

Gjithashtu është përmendur dhe lidhjet e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me Edmong Begon, të dënuarin me burg, për dy arsye të cilat e bëjnë atë një problem të madh dhe duhet të çojnë në shkarkimin e tij:

  1. Bego i përfshirë në krim organizatash
  2. Trafik ndërkombëtar

Përsa i përket çështjes së teatrit, Spaho tha se mazhoranca duhet të ketë kurajo për të miratuar dekretin dhe për të rrëzuar ligjin, si dhe është shtyrë data për ta kaluar ligjin në parlament./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY