Tre çështjet themelore të Partisë Demokratike, Basha: Çlirimi i qeverisjes nga krimi,...

Tre çështjet themelore të Partisë Demokratike, Basha: Çlirimi i qeverisjes nga krimi, prioritet

109
0
Shares

Partia Demokratike mblodhi sot grupin e saj parlamentar në orën 10:00 të ditës së sotme para nisjes të sesionit të ri të Kuvendit. Në mbledhje u diskutua për tre çështje themelore, kryesore për Partinë Demokratike.

Konkretisht situata e rendit dhe krimit, ekonomia, dhe reforma në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha ka thënë reforma në drejtësi po minohet, teksa shikohet që 11 gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë jashtë rregullave.

Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Rames me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtare të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Rames.

Procesi i vettingut është i korruptuar prej fillimit. Fillimi i sesionit do të jetë nisje e transparencës për gjyqtaret dhe prokurorët të korruptuar që rrjeta e vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh ne erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshte me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK. Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant. Ne do bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive”, është shprehur Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY