Ekzekutimi i familjes me 3 anëtarë në Dibër, dyshimi tronditës: I vrau...

Ekzekutimi i familjes me 3 anëtarë në Dibër, dyshimi tronditës: I vrau vajza e madhe

345
0
Shares

Agjensia e lajmeve Zhurnal, jo zyrtarisht, ka mësuar detaje tronditëse lidhur me vrasjen e familjes nga Dibra të disa ditëve më parë.

Sipas kësaj agjensie, familja së bashku me vajzën 13 vjeçare u vra nga vajza e madhe e familjes e cila jetonte po në Itali me ta.

Mësohet se vajza me inicialet B.P, fillimisht ka kryer vrasjen makabre në Dibër dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë për të humbur gjurmët me shpresën se kur të kthehet përsëri në vendlindje pas lajmit se familja e saj është vrarë, askush të mos e zbulojë.

Agjencia e lajmeve Zhurnal shkruan se ajo ka qenë e ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë, njëri nga qyteti i Gostivarit dhe tjetri nga Dibra të cilët momentalisht janë në paraburgim bashkë me autoren e vrasjes.

Por çfarë dimë deri tani për ngjarjen e rëndë?

Krimi i rëndë u regjistrua natën mes të dielës dhe të hënës së 27 gushtit, në Pocesta të Dibrës së Madhe.

Tre anëtarët e familjes u vranë  me armë zjarri pistoletë në shtëpinë e tyre ndërsa ishin në gjumë. Ata kishin ardhur në vendlindje për pushime por edhe sepse Nazmija martonte të motrën.

Mediat italiane shkruajnë se familja Pocesta, rezidente në Friuli,  dyshohet se kishte një mosmarrëveshje mbi kufijtë e një toke në pronësi  me të shpallurin në kërkim dhe dyshimet i ka përforcuar më tepër edhe zhdukja e këtij personi menjëherë pas masakrës.

E vetmja e mbijetuar e familjes Pocesta është vajza e madhe e cila kishte kishte qëndruar në Sacile, krahinën e Pordenonit në Itali, ku ata kishin jetuar për njëfarë kohe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY