Salianji:Ramën e rrëzojmë me protesta, do të kemi dy palë zgjedhje

Salianji:Ramën e rrëzojmë me protesta, do të kemi dy palë zgjedhje

134
0
Shares

PD nuk ka filluar ende përatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, por deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se referuar situatës, beson se do të ketë në të njëjtën kohë  zgjedhje vendore dhe të përgjithshme.

Salianji: PD është në një proces për organizimin e dëgëve të saj në çdo strukturë. Do të ketë një përfundim të procesit dhe pastaj do të ketë një diskutim në lidhje me të gjitha aksionet politike apo vendimmarrjen për të gjithë lëvizjet që do të ketë PD edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore. Besoj që nga situata që duket mund të ketë edhe zgjedhje vendore edhe zgjedhje të përgjithshme bashkë. 

Një ditë para nisjes së sesionit parlamentar, Salinjai paralajmëroi se rrëzimi i qeverisë mund të bëhet vetëm me  protesta, ndërsa hodhi akuza për lidhje të qeverisë me banda.

Salianji: Është një vendimmarrje që i takon grupit parlamentar dhe strukturave të PD, por padiskutim në këtë situatë të rëndë unë nuk njoh në histori që asnjë bandit dhe asnjë tiran të ikin me argumenta. Duhet reagim më i fortë ndaj qeverisë, por e them qartazi si mendim personal që nuk mundet një bandit me arsye. Nuk mundet që me argument të mundet një situatë ku kapen institucione, përdoren bandat, ku pavarësisht se ka 6 vrasje dhe dy rrëmbime në Shkodër nuk ka asnjë reagim nga kryeministri dhe ministri. Ndërkohë është një gjendje e jashtëzakonshme ku vetë kryeministri dhe ministri duhet të shkonin. Madje duke pirë dhe kafe me banditët që kanë kryer vrasjes sepse mund të dëgjonin nëse ende vazhdojnë që Rama të ketë autoritet mbi ta dhe jo të ketë kaluar autoriteti në anën e bandave dhe ta përdorin Ramën si kukull për interesa të veta./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY