Policia arreston hajdutin shqiptar, me master në universitetin e njohur të Milanos

Policia arreston hajdutin shqiptar, me master në universitetin e njohur të Milanos

150
0
Shares

Pavarësisht se e kishin depërtuar njëherë drejt Shqipërisë në vitn 2016, 26 vjeçari shqiptar ishte kthyer sërish në Itali.

Madje i riu nuk shqetësohej fare për të kryer një jetë “të fshehtë”, përkundrazi. Autoritetet pasi e arrestuan zbuluan se ai jetonte në apartament, shkonte në universitet, frekuentonte klubet e natës e madje bënte dhe palestër.

Por ndryshe nga çfarë mund t’u prezantonte të tjerëve, 26 vjeçari shqiptar ishte një hajdut serial. Policia në Lombardi e ndaloi të riun gjatë një postoblloku. Në kontrollin e banesës së tij u gjet dhe thesari që kishte “akumuluar” nga të tjerët shqiptari. U gjetën mijëra euro, ora, piktura të vjetra dhe dhjetëra sende floriri e argjendi.

Në median lokale jo pa të drejtë shprehet habia se shqiptari kishte hyrë i paligjshëm në Itali e madje kishte bërë dhe një master në universitetin e njohur të Milanos (Bocconi) për politika ekonomike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY