Një efektiv i gardës është prangosur sot nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Administrative (SHÇBA) në ministrinë e Brendshme.
Prangosja e nënoficerit Leard Xhika, u bë pa shkallëzimit në Komisariatin Nr. 1 të shtetases me inicialet E. L.
E reja E. L., mësohet se ka denoncuar efektivin e Gardës, për “përndjekje” ndaj saj për rreth 5 muaj.
Sipas kallëzimit oficeri i Gardës i ka kërkuar denoncueses, lidhje intime, duke i bërë presion, në rrugë, pranë shtëpisë por edhe nëpërmjet telefonit.
Njoftimi i Policisë
Sot në orën 16:30, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Komisariatit nr. 1, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, me detyrë trup shërbimi, N/oficer Leard Xhika, për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.
Arrestimi u bë pasi shtetasja me iniciale E. L. është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr. 1 Tiranë dhe në prani të specialistëve të SHÇBA Tiranë ka kallëzuar se punonjësi i Gardës së Republikës Xhika, në vijimësi, për një periudhë 5-mujore, e ka përndjekur duke i kërkuar me insistim që ata të krijonin një lidhje intime.
Përndjekjen e kësaj shtetaseje, punonjësi i Gardës e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe ambiente të tjera publike.
Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/