EMRI/Goditi me grushta drejtorin e ujësjellësit, kapet i riu nga Bulqiza

EMRI/Goditi me grushta drejtorin e ujësjellësit, kapet i riu nga Bulqiza

85
0
Shares

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës.

Sipas informacioneve të policisë, ai akuzohet se ka goditur me grushte administratorin e Ujësjellësit në bashkinë Bulqizë.

Në pranga ka përfunduar Blerim Dauti, banues në Bulqizë, pasi në lagjen ”Minatori”, për shkak të detyrës ka goditur me grushta shtetasin N.M, 30 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë administrator i ujësjellësit i Bashkisë Bulqizë.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237, i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY