Vasili: Qeverisë i ka dalë situata nga duart, reforma në drejtësi ka...

Vasili: Qeverisë i ka dalë situata nga duart, reforma në drejtësi ka vdekur

91
0
Shares

Petrit Vasili thotë se qeverisë Rama i ka dalë nga duart situata e rendit dhe sigurisë.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili thotë se e gjithë kjo është pasojë e inkriminimit të strukturave shtetërore dhe trafiqeve.

Vasili: Rendi dhe siguria në vend kanë qenë tronditur prej kohësh dhe faktet e njëpasnjëshme tragjike për fat të keq provojnë se kjo situatë sa vjen e rëndohet. Kjo qeveri nuk mundet më të kontrollojë situatën e rendit në Shqipëri dhe kjo situatë ka dalë nga duart. Deklarimet janë kaq cinike dhe të pashpirta.Dëgjuam Ministrin sot që thoshte situata e rendit është në rregull, nuk kemi pasur vrasje. Harron ngjarjen e tmerrshme të Selenicës, vrasje të vazhdueshme që ndodhin. Situatën e rendit dhe krimit në Shqipëri kush e kontrollon?Do ja kërkojnë dhe këtë opozitës?Se këta janë të marrosur. Situata u ka ikur nga duart nga inkriminimi i thellë dhe situata e trafiqeve.

Ekonomia duket se do të jetë kryefjala e opozitës në këtë sezon të ri politik./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY