Tragjedia e urës në Xhenova, tifozët e Sampdorias shesin fanella për të...

Tragjedia e urës në Xhenova, tifozët e Sampdorias shesin fanella për të “ndërtuar” qytetin

110
0
Shares

Pas tragjedisë së 14 gushtit të shumta kanë qënë ndihmat për të mbijetuarit e fatkeqësisë së Ponte Morandi në qytetin e Xhenovës. Së fundmi, një iniciativë për të ndihmuar të mbijetuarit e kësaj tragjedie e kanë ndërmarrë tifozët e ekipit xhenovez, Sampdorias.

Në sfidën e parë në shtëpi pas tragjedisë, grupimi ultras i kësaj skuadre ka vendosur të nxjerr në treg disa fanella të veçanta të edicionit që do të shitet gjatë dhe rreth ndeshjes së nesërme ndaj Napolit për të mbledhur fonde për viktimat e fatkeqësisë.

Fanella ka mesazhin: ‘Rrugët dhe qiejt e qytetit kanë të njëjtat ngjyra … Për Xhenovën, Sampdoriani’.

Çmimi minimal për të blerë këtë fanellë është  5 euro por blerësit mund të paguajnë edhe më pak.

Në atë tragjedi humbën jetën 43 persona ndërkohë që shumë të tjerë mbeten në qiell të hapur. Mes viktimave ishin dhe dy shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY