Detaje të reja/ Autorët e vrasjes në Shkodër ishin të pa maskuar,...

Detaje të reja/ Autorët e vrasjes në Shkodër ishin të pa maskuar, njiheshin mirë me viktimën

259
0
Shares

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e mesditës së sotme në Shkodër, ku 30 vjeçari Arjan Ferracaku u qëllua për vdekje me një armë automatike teksa po kryente hipizëm (xhiro në kalë).

Burime për Report Tv, bëjnë me dije, se autorët e vrasjes kanë qenë të pamaskuar. Ata e kanë pritur viktimën dhe dy personat e tjerë që po e shoqëronin në zonën e Livadhës.

Ata e kanë qëlluar 30 vjeçarin me breshëri automatiku, duke mos kursyer as dy personat e tjerë që po e shoqëronin, të cilët kanë mundur t’iu shpëtojnë plumbave pasi janë larguar. Sipas burimeve, dy personat që shoqëronin Ferracakun i kanë njohur autorët e vrasjes.

Arjan Ferracaku ishte pronar  një hoteli në zonën e Velipojës dhe baba I dy fëmijëve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY