“Largohu nga makina se të vrava”/Kambisti rrëfen momentin kur hajdutët i vodhën...

“Largohu nga makina se të vrava”/Kambisti rrëfen momentin kur hajdutët i vodhën paratë

123
0
Shares

Këtë mëngjes në Cërrik kambisti Adem Ngjela ra pre e një grabitje të armatosur teksa po i drejtohej punës së tij.

Ngjela vetë ka rrëfyer momentet kur grabitësi i është afruar qetësisht dhe i ka drejtuar armën në fytyrë. Kambisti ka deklaruar se hajduti nuk ishte i maskuar, duke shtuar se ishte rreth të dyzetave dhe nëse e shikon sërish mund ta identifikojë menjëherë.

 “Si zakonisht po i drejtohesha makinës që nga hyrja është vetëm 1 m larg. Kur hyra në makinë, hapa kroskotin dhe futa lekët. I kisha në një qese me zinxhir të mbledhura me gazetë rreth 14 milion e ca lekë. Momentin që i futa në kroskot doja t’i hidhja pak ujë makinës dhe vajta nga mbrapa tek bagazhi.

 Përballë tek një dyqan duralumin pashë një person që qëndronte mjaft i qetë. Po afrohej drejt meje dhe unë e mora për person të zakonshëm. Mund të jetë një hallexhi që po pret këta të duraluminit thashë me vete.

Kur u afrua 2-3 m larg makinës nxori pistoletën dhe më tha: Largohu nga makina se të vrava! Mos bëj asnjë lëvizje se të vrava! Unë po e shikoja me mëdyshje se mos kishte ndonjë pistoletë lodër dhe po e bënte për të më trembur. Por si e shtoi kërcënimin e drejtoi pistoletën në drejtimin tim. E kishte gjysmë të ngritur më pas ma afroi.

Aty thashë ky do të tentojë të më vrasë dhe ika me vrap në drejtim të shtëpisë.”- rrëfen Ngjela

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY