Si po mbrohet familja e gazetares pas sulmit me kallashnikov, ku janë...

Si po mbrohet familja e gazetares pas sulmit me kallashnikov, ku janë përqëndruar hetimet

124
0
Shares

Pas sulmit me breshëri automatiku të shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje atë dhe familjarët e saj.

Pranë banesës së Arif Lalës, babait të saj, në Laknas të Tiranës, janë pozicionuar patrullat e Komisariatit nr.5, por edhe të tjerë efektivë që vëzhgojnë çdo lëvizje të dyshimtë.

Dje, Policia dhe Prokuroria shpërndanë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku sqaruan se ngjarja po trajtohet me seriozitet maksimal dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

HETIMI

Hetimet e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës janë përqendruar në përplasjen apo kërcënimet që Klodiana Lala ka pasur edhe më herët si gazetare. Kujtojmë se rreth 2 vite më parë, një kallëzim për kanosje që ajo kishte depozituar në Prokurori ishte pushuar pasi nuk u arrit të identifikohej autori.

Edhe për ngjarjen e fundit, hetuesit kanë dyshime të arsyeshme se sulmi është bërë për shkak të detyrës. Fakti se është qëlluar me armë në shtëpinë e prindërve të saj dhe jo në banesën ku ajo jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat, nuk shërben për të devijuar drejtimin e hetimeve. Madje, burimet thanë se nuk ka dyshime që sulmi ka qenë për gazetaren, por shtëpia e saj është shumë e vështirë për t’u sulmuar për disa rrethana konkrete.

Ajo jeton në një apartament në katin e 8-të të një pallati, që është i monitoruar nga kamerat në të gjitha anët. Por, një arsye tjetër është edhe prezenca e shtuar e forcave të rendit në pallatin ku ajo banon, pasi aty jeton edhe një police e mbrojtur.

Për këtë arsye, autorët kanë zgjedhur shtëpinë e prindërve të gazetares, duke u nisur edhe nga automjeti që ajo përdor, i cili ditën e ngjarjes ka qenë i parkuar para shtëpisë së babait të saj, pasi ishte përdorur nga të afërmit./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY