”Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë sivjet” deklarata e fortë e Albin...

”Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë sivjet” deklarata e fortë e Albin Kurtit

95
0
Shares

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se sipas tij tashmë është nënshkruar marrëveshja me Serbinë.

Në rrjetin e tij social ai thotë se Hashim Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për korrigjimin e kufijve. Sipas Kurtit kjo marrëveshje është bërë sivjet.

Postim i plotë:

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica

Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY