‘Nuk e bëra pa dëshirën e saj’, ja si babai ”monstër” u...

‘Nuk e bëra pa dëshirën e saj’, ja si babai ”monstër” u përpoq të mbrohej në polici

148
0
Shares

Mbi Qirjako Nakuçin, 61 vjeç rëndojnë tashmë 3 akuza të rënda, ku ajo më e rënda është marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ai u arrestua pas denoncimit të vajzës së tij, e cila e akuzoi për abuzim seksual për 16 vjet me radhë, që prej moshës 9 vjeç.

Gjykata sot dha vendimin për Nakuçin, arrest me burg, por e pabesueshme ka qënë deklarata që ai ka dhënë para policisë sapo ishte arrestuar.

Ai fillimisht ka mohuar ngjarjen, por më pas  e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur.

 Sipas tij, ai ka abuzuar me vajzën e tij kur ajo ka qënë në moshë madhore dhe nuk e ka bërë këtë gjë pa dëshirën e saj.

 Megjithatë, ai është vënë në pranga nga Policia për tri vepra penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Dhunë në familje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY