DETAJE/Grabitja me armë e biznesmenit në Cërrik, si ia vodhën 14 milionë...

DETAJE/Grabitja me armë e biznesmenit në Cërrik, si ia vodhën 14 milionë lekë

104
0
Shares
Makina e administratorit të 'Exchange'. Burimi: Fax News

Detaje të reja mësohen nga grabitja që u bë administratorit të ‘Exchange’ në Cërrik.

Adem Ngjela është personi i cili u grabit mëngjesin e sotëm. Mësohet se ishte nisur drejt Elbasanit për tek biznesi i tij, teksa një person i armatosur dhe pa maskë i mori rreth 14 milionë lekë të vjetra. Ai madje i shpoi dhe gomat e makinës.

Nëna e tij, në një prononcim për Fax News përmendi dhe problemin ligjor që ai kishte patur pak kohë më parë si dhe tregon se e dëgjuan atë duke bërtitur si iu morën lekët.

Menjëherë ai kishte njoftuar policinë.

Ngjela kishte 25 vite që merrej me këtë profesion, ndërkohë që thotë se nuk e njihte personin që i grabiti shumën e madhe të lekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY