Ministrat e Jashtëm të BE-së kundër shkëmbimit të territoreve: Hapet kutia e...

Ministrat e Jashtëm të BE-së kundër shkëmbimit të territoreve: Hapet kutia e Pandorës

121
0
Shares

Ministrat e jashtëm të BE-së paralajmërojnë që të kihet kujdes me planet për shkëmbime territoriale. Kur vihen në diskutim kufijtë, hapet kutia e Pandorës.

Skepticizëm për planet serbo-kosovare

Por përveç ushtrimeve shtendosëse të austriakes, duhej kaluar edhe lista e gjatë e krizave në politikën e jashtme: Aktit balancues në raportet me Iranin, çështjes së financimit të Autoritetit të palestinezëve dhe frikës nga një betejë finale në Idlib të Sirisë, i është shtuar tani edhe një tjetër dhimbje koke: propozimi më i ri presidentëve Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Propozimi i tyre: që të shkëmbejnë një pjesë të Kosovës Veriore që banohet kryesisht nga serbë me Luginën e Preshevës në jug të Serbisë, ku jetojnë kryesisht shqiptarë. Këtu ka potencial shpërthyes, sepse jo vetëm që do të ketë shkëmbim territoresh, por sepse ky këmbim do të bëhet përgjatë kufirit etnik.

Edhe qeveria gjermane ka shprehur dyshime ndaj këtij propozimi: Angela Merkel theksoi në fillim të javës se integriteti terrritorial aktual është një dimension i rëndësishëm. Edhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, tha në Vjenë se shkëmbimi i territoreve „nuk zgjidh punë, përkundrazi hap shumë plagë të vjetra në popullsi.”

Ndërsa homologu i tij luksemburgas, Jean Asselborn, që parapëlqen të shprehet troç, paralajmëron që „rajoni të mos copëtohet”. Kjo mund të sillte pasoja negative për të tjerët, për shembull, të inkurajonte Republikën Srpska në Bosnjë-Herzegovinë që të bashkohej me Serbinë ose presidentin rus, Vladimir Putin, që ta shikonte këtë rast si një mundësi për të justifikuar aneksimin e Krimit.

Mogherini tërhiqet

Diplomatja e BE-së, Federica Mogherini, në fillim dyshohej se ishte dakord për një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Por në Vjenë ajo u tërhoq.

Mogherini përpiqet të mbështesë „çdo rezultat” të këtyre bisedimeve, me kusht që ai të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë europiane. Dhe kjo do të thotë, sipas saj, refuzim të çdo rezultati që synon shtete të pastra etnikisht – një refuzim i shprehur me gjuhën e komplikuar të diplomacisë ndaj planeve për „spastrime etnike” në territoret e dy shteteve.

Cili është qëllimi i negociatave të saj atëherë? Duam një marrëveshje, thotë Mogherini, që do të zgjidhte të gjitha „problemet e hapura” dhe ajo përfshin këtu në mënyrë të qartë edhe njohjen e Kosovës. Plani kohor është ambicioz, sepse ajo shpreson të arrijë një sukses brenda muajve të ardhshëm, gjithsesi deri në fund të këtij viti.

Sinjal i BE-së ndaj Beogradit dhe Prishtinës
Ideja e dy presdentëve për shkëmbime territoresh nuk gjen mbështetje. Ka mjaft çështje të pazgjidhura, siç janë përmirësimi i mbrojtjes së pakicave etnike ose zgjidhja e çështjeve të hapura mbi pronat, thonë ministrat.

Edhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, tani thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të merren njëherë me çështje të tjera. Serbia është tashmë kandidate e BE-së, megjithëse përparimet e saj nuk quhen përsa kohë që Beogradi nuk ka arritur të njohë pavarësinë e ish-krahinës jugosllave.

*Marrë me shkëputje nda DW

SHKRIMI I PLOTË

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY