Vapa nuk ikën me gushtin, ja parashikimi i motit dhe temperaturat

Vapa nuk ikën me gushtin, ja parashikimi i motit dhe temperaturat

122
0
Shares

Moti për ditën e parë të shtatorit pritet të dominohet nga moti i kthjellët. Gjithashtu nuk do të mungojnë as disa vranësira kalimtare kryesisht në Lindje dhe Juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, gjatë pasdites vranësirat do të ketë në zonat kufitare Lindore, ndërsa vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Ndërsa temperaturat e ajrit rriten me 1- 2°C në orët e mëngjesit dhe mesditës duke bërë që maksimumi të arrijë nga 15 në 36°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzimi mbi 2 ballë.

Ndërkohë që sinoptikanët parashikojnë që gjithë muaji shtator të jetë me surpriza, i cili parashikohet që të jetë më i ngrohtë sesa një shtator që duhet të sjellë vjeshtën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY