Vlahutin largohet nga Shqipëria: Faleminderit, e meritoni BE-në

Vlahutin largohet nga Shqipëria: Faleminderit, e meritoni BE-në

117
0
Shares

Tashmë është zyrtare. Romana Vlahutin largohet nga Shqipëria.

Dita e fundit e mandatit të saj në rolin e ambasadores së BE në Shqipëri ishte kjo e premte. Përmes një postimi në “Twitter”, ajo ka shkruar për të shprehur vlerësimet e saj për këto vite qëndrimi në Shqipëri.

Sipas saj, Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë.Të ndante 4 vite të jetës së saj me shqiptarët për të ka qenë një dhuratë e mrekullueshme.

“Sot është dita e fundit e mandatit tim si ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do të jem gjithnjë mirënjohëse për privilegjin që m’u dha për të punuar në dobi të Shqipërisë dhe Europës. Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë. Mund t’ju uroj vetëm që të keni forcë dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt. Sa për mua, personalisht, mundësia për ta ndarë jetën me njerëzit e mirë të Shqipërisë, dhe për ta pasur Shqipërinë shtëpinë time për katër vitet e fundit, ka qenë një dhuratë e mrekullueshme. Faleminderit”, shkruan Vlahutin.

Romana Vlahutin do të zëvendësohet në këtë post nga Luigi Soreca, i cili i ka qenë përgjegjës dhe për koordinimin e dialogut të liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY