Një punonjës i Gardës së Republikës u arrestua pasditen e djeshme, pasi dyshohet se ka përndjekur prej 5 muajsh një vajzë 39- vjeçare në Tiranë, raporton Panorama.
Ngjarja u denoncua mëngjesin e djeshëm nga e dëmtuara në Komisariatin nr.1. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë se i arrestuari është gardisti 29- vjeçar me gradën nënoficer, Leard Xhika.
Menjëherë sapo shtetasja me iniciale E.L. është paraqitur për të bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë, është kërkuar edhe prezenca e oficerëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat.
Sipas Panorama kallëzimi i së dëmtuarës është marrë në prezencën e tyre dhe më pas, në orën 16:30, sapo gardisti ka lënë shërbimin, është bërë edhe arrestimi i tij. Efektivi i Gardës së Republikës, Leard Xhika, me origjinë nga Dibra dhe banues në Tiranë, shërben në këtë institucion prej 5 vitesh.
Ai është martuar para katër vitesh dhe është baba i një vajze të vogël. Por prej 5 muajsh, të paktën sipas kallëzimit të 39-vjeçares E.L., ai insistonte që të krijonte një lidhje jashtëmartesore, për të cilën është refuzuar vazhdimisht nga vajza që bëri padinë në Polici.
ARRESTIMI
Ministria e Brendshme, me anë të një komunikate, tha dje se, në orën 16:30, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Komisariatit nr.1, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, me detyrë trupë shërbimi, nënoficer Leard Xhika. Ai është vënë në pranga për veprën penale të përndjekjes, parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.
Arrestimi u bë pasi shtetasja me iniciale E.L. është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.1, Tiranë, dhe në prani të specialistëve të SHÇBA Tiranë ka kallëzuar se punonjësi i Gardës së Republikës, Xhika, në vijimësi, për një periudhë 5-mujore, e ka përndjekur duke i kërkuar me insistim që ata të krijonin një lidhje intime.
e kësaj shtetaseje, punonjësi i Gardës e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit, si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe në ambiente të tjera publike.
Në kallëzimin që ka bërë mëngjesin e djeshëm, vajza ka thënë se e ka njohur rastësisht efektivin e Gardës, nëpërmjet disa miqve të përbashkët dhe disa ditë pas njohjes, ai ka nisur ta shqetësojë në telefon.
Vajza ka pretenduar se ka qenë në dijeni të faktit se 29-vjeçari ishte i martuar dhe në asnjë moment nuk ka pranuar të dalë me të. Por ai ka vazhduar ta shqetësojë në telefon, madje edhe ti dalë para në ambiente të ndryshme, duke këmbëngulur që të lidhej me të.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/