Me 84000 dollarë dhe 3500 euro të padeklaruara në xhep, policia i...

Me 84000 dollarë dhe 3500 euro të padeklaruara në xhep, policia i bllokon paratë 33-vjecarit

97
0
Shares

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave monetare në kufi, duke bllokuar  në Rinas 84000 dollarë dhe një sasi prej 3500 euro.

Ndërkohë është proceduar penalisht në gjendje të lirë poseduesi i parave,  shtetasi A.D 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas  gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore me intinerar “Tiranë – Stamboll – Shangai- Kinë”, përzgjodhi për kontroll, pasi kishte kaluar zonën e kontrollit doganor  shtetasin A.D., ku  gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 84000 $ USD Amerikan dhe një sasi prej 3500 Euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore në mënyrë vullnetare”.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY