“Asgjë nuk është më habi, çdo javë në qeverinë Rama dalin skandale”

“Asgjë nuk është më habi, çdo javë në qeverinë Rama dalin skandale”

105
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk i bën aspak përshtypje skandali i audio- përgjimit të publikuar pak ditë më parë në media, ku ish kreu i KQZ-së kërkonte ndërhyrje nga gjyqtari shqiptar (Ledi Bianku) në Gjykatën e Strasburgut në interes të qeverisë së majtë.

E ftuar në rubrikën opinion në News 24, Monika Kryemadhi u shpreh se çdo javë në qeverinë Rama dalin skandale, dhe ky i fundit me Denar Bibën nuk i bën më përshtypje kryetares së LSI-së. Kryemadhi u shpreh se Rama është kthyer në një të çmendur nën efektin e kokainës, që kërkon të kapë çdo pjesë të shtetit në interes të lidhjeve të tij me krimin.

“Nuk më bë përshtypje fare. Çdo ditë del një skandal më i madh dhe këto gjëra po kthehen në normalitet. Gjykata bën reagimin më të madh ka kthyer mbrapssh listat për gjyqtarë për herë të tretë.

Edhe gjykata e ka humbur diplomacinë me qeverinë shqiptare. Kërkon të kapë edhe gjykatën e Strasburgut. Ose është i çmendur ose fijet e tij shkojnë shumë larg krimit të organizuar.

Duke tentuar për të kapur çdokënd ka kaluar çdo çmenduri, ka kaluar nga normalja, është kthyer në një të çmendur nën efektin e kokainës, që ka frikëra shumë të mëdha që kthehet”, -tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY