Universitetet s’kanë surpriza! Mjekësia, Ekonomiku dhe Drejtësia më të preferuarit

Universitetet s’kanë surpriza! Mjekësia, Ekonomiku dhe Drejtësia më të preferuarit

139
0
Shares

Mbi 5 mijë e 200 maturantë depozituan dokumentet gjatë 48-orëshit të raundit të parë të regjistrimeve në Universitete.

As këtë vit nuk ka surpriza, Mjekësia, Ekonomiku dhe Drejtësia mbeten programet e studimit më të preferuar nga maturantët.

Fakulteti Juridik ka qenë preferencë e rreth 6700 maturantëve por vetëm 700 rezultuan fitues në fazën e parë, 614 prej të cilëve vajza.

“Krahasuar me vitin që shkoi, regjistrimi ka ecur pothuajse në të njëjtin ritëm me një ulje jo të ndjeshme. Aktualisht kemi 103 – 104 studentë të regjistruar. Për ata që nuk e shohin veten fitues në këto faza por mund të jenë fitues në degë të tjera por që nuk janë pëlqimi i parë i tyre unë do tu thosha të presin, sepse mundësia për tu regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë është relativisht e lartë”, thotë Artan Hoxha nga Fakulteti i Drejtësisë.

Ndërkohë, Arjan Xhelaj, drejtues i Rrjetit Akademik Shqiptar thotë se edhe Mjekësia dhe Ekonomiku janë në krye të listës së preferencave.

“Dega kryesore që momentalisht ka numrin më të madh të regjistruar është Mjekësia e Përgjithshme, kemi 211 studentë të regjistruar nga 260 kuota dhe në Fakultetin e Ekonomikut rreth 120 – 125 studentë të regjistruar”, shprehet Xhelaj.

Por për ata që dëshirojnë të ndjekin studimet në Fakultetin e Mjekësisë ka ende shpresë, pasi në fazën e dytë mund të mbeten 20 kuota bosh.

“Kemi rreth 20 studentë që megjithëse kishin fituar Mjekësinë janë regjistruar në degë të tjera, preferenca të tjera. Minimalisht për fazën tjetër, ditën e shtunë do ketë dhe 20 kuota të lira për Mjekësi”, thotë Arjan Xhelaj.

Por ka interes edhe për programet e tjera të studimit.

“Kanë filluar të preferohen dhe degët e Teknologjisë së Informacionit por edhe dëgë që lidhen me mjedisin, energjinë. Ka edhe një trend që është duke u rritur tek degët 2 vjeçare.

Ditën e shtunë do të nisë faza e dytë 48 orëshe, ndaj drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar jep disa udhëzime për maturantët”, sqaron Xhelaj.

“Të gjithë ata maturantë që dje dhe sot u është shfaqur ngjyra e verdhë, në përfundim të ditës pas përpunimit të të dhënave do tu shfaqet ngjyra jeshile dhe nesër direkt ata mund të shkojnë në Sekretarinë përkatëse dhe nëse dëshirojnë të regjistrohen në degën fituese do të regjistrohen si në fazën e parë brenda 48-orëshit në vijim. Nëse presin një degë tjetër duhet ti kushtojnë shumë vëmendje këndit të maturantit”, përfundon Arjan Xhelaj.

Edhe këtë vit numri më i lartë i të regjistruarve ka qenë në Universitetin e Tiranës, të cilin në fazën e parë e kanë zgjedhur mbi 500 maturantë, ndërsa i dyti renditet Universiteti i Elbasanit që ndiqet nga ai i Durrësit./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY