Kush e kërcënoi Klodiana Lalën? Keqbërësit, që i kanë futur në Parlament

Kush e kërcënoi Klodiana Lalën? Keqbërësit, që i kanë futur në Parlament

95
0
Shares

Analisti, Fatos Lubonja, thotë se lidhja e qeverisë me krimin dhe kriminelët ka njohur një hop të paparë me Ramën Kryeministër.

Duke analizuar shkaqet që çuan deri tek sulmi me armë i banesës së prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala, Lubonja e vë theksin tek degradimi i një ekonomie që gjithnjë e më shumë varet te paratë dhe njerëzit e krimit.

Për Lubonjën, sot kemi arritur në gjendjen e bretkosës së zierë që nuk del dot nga tenxherja.

Lubonja: Sot kemi arritur në gjendjen e bretkosës së zierë, që nuk del dot nga tenxherja. Për ata që nuk e dinë se ç’do të thotë kjo metaforë, po e tregoj: Nëse marrim një tenxhere me ujë të zier dhe hedhim në të një bretkosë të gjallë, ajo hidhet përpjetë nga nxehtësia e del nga tenxherja. Nëse marrim një tenxhere me ujë të ftohtë dhe fusim në të një bretkosë, ajo qëndron aty se është ambienti i saj natyral. Nëse fillojmë ta nxehim gradualisht këtë tenxhere derisa të arrijmë temperatura shumë të larta, bretkosa paralizohet dhe nuk është në gjendje të kërcejë e të dalë nga tenxherja kur ajo vlon, por ngordh.

Lexova se Kryeministri që po punon natë e ditë, duke ndërtuar me keqbërësit, për keqbërësit, që ka futur në Parlament keqbërës, paska cilësuar “barbar” dhe “të patolerueshëm” aktin ndaj Klodiana Lalës dhe ka bërë thirrje për kapjen e keqbërësve. Kësaj i thonë që keqbërësit të të vrasin natën dhe të të qajnë ditën. Privilegj i madh ky, por kur bretkosa nuk del dot më nga tenxherja, mund ta gëzosh edhe këtë privilegj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY