Pas sulmit me armë, bashkëshorti i Klodiana Lalës tregon a do të...

Pas sulmit me armë, bashkëshorti i Klodiana Lalës tregon a do të largohen nga Shqipëria

319
0
Shares

Ditën e sotme gazetarja Klodiana Lala është paraqitur në Prokurori për të dhënë dëshminë e saj ndaj grupit hetimor që po heton ngjarjen e rëndë.

Jashtë ambienteve të prokurorisë së Tiranë,bashkëshorti i gazetares Ylber Lleshi, që jeton në Britaninë e Madhe shprehet se nuk ka ndërmend që të largohen jashtë vendit pas ngjarjes.

Sipas Report Tv, Lleshi jeton prej vitesh në Britaninë e Madhe, ndërsa bashkëshortja, gazetarja Lala së bashku me dy vajzat jetojnë në Tiranë.

Kujtojmë se ngjarja e pazakontë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku disa persona qëlluan me breshëri drejt banesës së prindërve të saj teksa brenda ndodheshin dhe dy vajzat e saj të vogla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY