Basha kthen përgjigjen e prerë nëse do ketë marrëveshje me Ramën, ja...

Basha kthen përgjigjen e prerë nëse do ketë marrëveshje me Ramën, ja synimi i tij për zgjedhjet lokale

108
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët është shprehur i bindur se nuk do të ketë një pakt apo bashkëqeverisje me Partinë Socialiste.

Basha u është përgjigjur kështu zërave që flisnin për një marrëveshje në shtator mes PD-së dhe PS-së për reformën zgjedhore.

 “Nuk do ketë pakt politik-Rama-Basha. Nuk do ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi im dhe i PD është ti japim fund qeverisjes së lidhur me krimin”, është shprehur kreu i PD.

Ndërsa përsa i përket deklaratave të bëra nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Basha u shpreh se opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale.

Ai i drejtoi një paralajmërim të prerë kryeministrit Rama, duke i thënë që të mos guxojë të sjellë në Kuvend ligjin për Teatrin.

Ai i ka kujtuar Ramës se do të përballet me popullin.

“Të tërheqë ligjin “Fusha. Të mos i shkojë në mëndje ta sjellë në seancë. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile. Mos t’i shkojë në mëndje ta sjellë në seancë, ajo është vija e kuqe, pastaj gjithçka do të jetë në dorë të njerëzve”- tha ai.

Gjithashtu Basha u ndal tek skandali i fundit, i audiopërgjimit mes Bibës dhe Biankut duke thënë se skandali tregon sesi Edi Rama kontrollon sistemin e drejtësisë dhe Vetingun.

”Kur dërgohen emisarët e Ramës në Strasburg që të kërcënohet dhe joshet gjyqtari atje, imagjino se çfarë ndodh këtu. Imagjinoni se çfarë presioni u bëhet atyre komisionerëve të Vetingut që nuk vijnë nga paradhoma e Edi Ramës,  është shprehur kreu i opozitës gjatë takimit me gazetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY