EMRAT/Vodhën ‘Benzin’ ta shisnin për pjesë, arrestohen pronarët e servisit në Berat

EMRAT/Vodhën ‘Benzin’ ta shisnin për pjesë, arrestohen pronarët e servisit në Berat

138
0
Shares

Policia e Lushnjës arriti të zbulonte një vjedhje të disa ditëve më parë dhe ka ndaluar autorët që kanë rezultuar pronarë të një servisi makinash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:
– Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasin:

– Irfan Azizi, 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat (vëllai i Ermirit), i cili u arrestua një ditë më parë nga efektivët e policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Ndalimi i shtetasit Ermir Azizi dhe fillimi i procedimit penal për shtetasin Irfan Azizi, u bë për veprën penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e kryer më shumë se një herë, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasit Ermir Azizi dhe Irfan Azizi (vëllezër), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 17.08.2018, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.N.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezave të automjeteve të quajtur “Azizi” në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.N., të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY