FOTO/Gatuanin mes mykut dhe lagështirës, AKU mbyll restorantet në Burrel dhe Mat

FOTO/Gatuanin mes mykut dhe lagështirës, AKU mbyll restorantet në Burrel dhe Mat

162
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dy restorante të tjera për shkak të kushteve skandaloze këtë radhë në  Burrel dhe në Mat.

Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi dy subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër ushtroi në subjektet me aktivitet “restorant” “Skënder Tusha”, Burrel dhe “Shkëlqim Rica”, Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY