Revista britanike ‘The Economist’ shkrim për Kosovën, plani i vërtetë Thaçi-Vuçiç

Revista britanike ‘The Economist’ shkrim për Kosovën, plani i vërtetë Thaçi-Vuçiç

124
0
Shares

Revista britanike ‘The Economist’ i ka dedikuar një shkrim të gjatë situatës dhe debatit për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në shkrimin e sotëm, në revistë shkruhet për planet e mundshme që mund të bëhen realitet duke i sjellë ato me radhë. Në fund të shkrimit, gjithashtu revista shkon tutje duke ngritur pyetjen se çfarë ndodh me tej me vendet e tjera në rajon nëse kufijtë ndryshojnë.

Plani i tyre i vërtetë thotë revista, mund të jetë vetëm arritja e njohjes nga Kosova për autonominë serbe brenda saj.

Po ju sjellim disa pjesë të shkurtra nga shkrimi:

“Udhëheqësit vendës prej kohësh pëlqejnë idenë e një shkëmbimi, por deri së voni Bashkimi Evropian dhe Amerika e kanë hedhur poshtë atë. Kjo ka ndryshuar. Federica Mogherini thuhet se dëshiron një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Serbia para përfundimit të mandatit të saj si përfaqësuese e lartë për punë të jashtme e BE’së, vitin e ardhshëm – dhe një këmbim territoresh mund të jetë një mënyrë për ta arritur këtë”.

“Amerika më nuk e kundërshton idenë, sipas një deklarate të dhënë nga John Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare, më 24 gusht. Ndoshta kjo po ndodh falë entuziazmit trumpian për arritjen e marrëveshjeve, dhe për nacionalizmin”, thuhet më tej në shkrim.

“Zyrtarët serbë dhe kosovarë po ashtu janë të vendosur t’i përshpejtojnë gjërat para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në majin e ardhshëm, sepse ato mund të sjellin një Komision më populist, anti-zgjerim”.

“Që më shumë se një muaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, po japin deklarata të paqarta për një marrëveshje të mundshme. Këmbimi i paraparë është ai i veriut të Kosovës, të banuar nga serbët, për Luginën e Preshevës në Serbi, por banorët janë të përçarë rreth asaj nëse një gjë e tillë duhet të ndodhë, ose do të ndodhë”.

“Shumë analistë besojnë se Thaçi dhe Vuçiq në fakt nuk kanë synim ndryshimin e kufijve, por po përgatiten për një marrëveshje në formën e një autonomie për serbët brenda Kosovës, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë. Ndonëse që të dyja palët do ta urrejnë këtë marrëveshje, të paktën udhëheqësit e tyre do të mund të thonë se e kanë ruajtur territorin e tyre të çmueshëm”

“Por, nëse kufijtë këtu ridefinohen përnjëmend, çfarë do të ndodhë me ato të Maqedonisë, pak kilometra përtej, ku një çerek i popullsisë përbëhet nga shqiptarët? Dhe çfarë do të ndodhë me ato të Bosnjës, ku Millorad Dodik, udhëheqës i serbëve të atjeshëm, që dëshiron pavarësinë nga Bosnja, thotë – duke përdorur gjuhë qëllimisht të paqartë – se serbët e rajonit duhet të nënvizojnë çfarë është e tyre, dhe çfarë është e fqinjve të tyre?

I pyetur për rrezikun e një konflikti, Shaip Kamberi, kryetari shqiptar i Bujanovcit, në Luginën e Preshevës, thotë: ‘Ne jemi ne ata që po e hapim Kutinë e Pandorës. Ne jemi vetë kutia!, përfundon shkrimin The Economist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY