Bënë për spital punonjësin e ujësjellësit, arrestohen vellëzërit nga Elbasani

Bënë për spital punonjësin e ujësjellësit, arrestohen vellëzërit nga Elbasani

106
0
Shares

Janë vënë në pranga dy vëllezër pas një sherri i cili arriti deri në grushta dhe sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri.

Në sherr janë përfshirë dy vëllezërit Andon Bërdufi 55 vjeç, dhe Uran Bërdufi, 29 vjeç dhe shtetasi F.B.,punonjësi i ujësjellësit. Policia ka arrestuar dy vëllezërit dhe ka proceduar në gjenjde të lirë punonjësit e ujësjellësit.

Policia thotë se këta shtetas në fshatin Katundi i Ri, në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës kanë goditur me grushta e sende të forta punonjësin e ujësjellësit, shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A.Bërdufi dhe U.Bërdufi, si dhe për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit F.B.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY