Një numër i madh gazetarësh, përfaqëues të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm kanë nisur një protestë para godinës së Kryeministrisë këtë pasdite.
Protesta vjen pas sulmit me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, me të cilën pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur soliadaritetin e tyre.
“Plumba mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala, janë plumba mbi ne. Ndaj mos pyet se për kë bien këta plumba?! Ato bien për ty”, shkruhej në një pankartë e mbajtur nga një prej protestuesve.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm kur në drejtim të banesës së prindërve të gazetares në Tiranë u qëllua me armë zjarri. Shtëpia u sulmua rreth orës 3 të mëngjesit.
Autorët e krimit janë ende të paidentifikuar nga policia, që njoftoi se po punon për zbardhjen e ngjarjes. Sulmi me armë solli reagime të shumta, që nga kolegët e gazetares e deri figurat e institucionet kryesore të politikbërjes në vend. Vetë Klodiana Lala, në një reagim, tha se dyshon se sulmi ka ardhur për shkak të punës së saj si gazetare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/