Zëdhënësja e PD: Sa here u kërcënua gazetarja Lala nga qeveria !

Zëdhënësja e PD: Sa here u kërcënua gazetarja Lala nga qeveria !

139
0
Shares

Zedhenesja e Partise Demokratike, Ina Zhupa ne nje reagim ne rrjetet sociale me nje shprehje popullore, qe thote “kush fle me qenin gdhihet me pleshta”, duke iu referuar ngjarjes se rende qe ka ndodhur mesnaten e djeshme, ku eshte sulmuar banesa e prinderve te gazetares Klodiana Lala, shton: “kush fle me krimin nuk eshte gje tjeter vec bashkpunetor me te. Me sulmet e paprecedenta ndaj medias Rama eshte frymezuesi kryesore i dhunes ndaj gazetareve”.

Postimi i plote:

Nje kujtese per Fugen e Rames e Ramen e Fuges: Kush fle me qenin gdhihet me pleshta thote populli e kush fle me krimin nuk eshte gje tjeter vec bashkpunetor me te.

Dua ti kujtoj Fuges, sulmet ndaj Klodianes nga punonjes shteti apo tentativa per intimidim nga deputet socialist ndersa kryeministri i Fuges dhe Fuga i kryeministrit kane heshtur.

Ne tetor 2017 gazetarja Klodiana Lala u sulmua verbalisht publikisht nga znj.Djora Shino ndersa ajo po e pyeste Saimir Tahirin per akuzat e ngritura ndaj tij per bashkepunim me Habilajt. Per asnje cast nuk e denoi rastin ne fjale Edi Rama e aq me pak te merrte masa ndaj drejtoreshes se spitalit te femijeve në QSUT Djora Shino.

Gjithashtu kemi rastin kur Taulant Balla u mundua ta intimidonte ne emision gazetaren Lala, apo rasti i deputeti tjeter socialist Paulin Sterkaj i cili po ashtu u mundua te intimidoje gazetaren Lala kur diskutohej per sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës.

Sepse ne fakt me sulmet e paprecedenta ndaj medias Rama eshte frymezuesi kryesore i dhunes ndaj gazetareve.

PS: Me Fugen as qe ia vlen te harxhosh frymen se as nuk e di dhe as nuk e kupton cfare eshte media apo gazetaret e lire. Per te ajo qe nuk blihet e shitet nuk duhet te ekzistoje, prandaj u duhet aleanca dhe partneriteti me krimin.

Image may contain: 3 people, people smiling, text

Image may contain: 2 people, people smiling, text

Image may contain: 2 people, text

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY