Policia e Durrësit arrestoi një person në Shijak pasi po lëvizte i qetë në rrugët e Shijakut me automatik në krah.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa personi i arrestuar është Artur Hushi, 52 vjec.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi lëvizte me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 35 fishekë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar shërbimet policore duke arrestuar në flagrancë shtetasin:Artur Hushi 52 vjeç, banues në Shijak.
A.Hushi, në rrugën automobilistike Shijak – Maminaz, në orët e para të mëngjesit të sotëm është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake ” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/