VIDEO/Lulzim Basha: U qëllua në dhomën ku flinin vajzat e vogla...

VIDEO/Lulzim Basha: U qëllua në dhomën ku flinin vajzat e vogla të gazetares

131
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot se plumbat ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lalal janë në fakt plumbat e mafies ndaj një gazetareje që po zbulon lidhjet e politikës me mafien. Basha tha se mbështet gazetaren dhe familjen e saj ndërsa dha një detaj të ri për ngjarjen e rëndë, plumbat ishin ndaj dhomës ku flinin dy vajzat e vogla të gazetares.

Kreu i PD-së e lidhi sulmin ndaj Lalës me denoncimine  fundit të saj rreth lidhjeve të një deputeti të PS-së me bandën e Emiljano Shullazit.

Pak ditë më parë Lala publikoi një bisedë të përgjuar mes deputetit socialist të Durrësit, Jurgen Cyrbja dhe një prej anëtarëve të bandës së Shullazit.

“Në vendin tonë të stërmunduar nga krimi dhe korrupsioni, sot u realizua dhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve të sunduara nga krimi: Familja e gazetares Klodiana Lalla është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e sja në shtëpinë e prindërve të saj. Mesazhi ëhstë i qartë: Kush nuk i bindet krimin, e ka fundin të shpejtë! Dua të shpreh mbëhstetjen time për çdo gazetar të palëkundur nga krimi, u them atyre dhe çdo shqiptari që nuk do të qeveriset nga krimi: Duhet të luftojmë, duhet të përballemi! Sa herë media hesht, krimi triumfon!”, tha Basha.

Deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 30 août 2018

Në vijim ai tha se asnjë gazetari dhe cdokujt tjetër që lufton krimin dhe lidhjet e qeverisë me të, nuk do ti preket një qime pasi do të marrë ndëshkimin më të fortë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY