Shkodër, i arrestuari për vrasjen e 55-vjeçarit tregon sherrin me viktimën

Shkodër, i arrestuari për vrasjen e 55-vjeçarit tregon sherrin me viktimën

187
0
Shares

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Alfred Pllumbaj, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së 55-vjeçarit Prendush Fusha.

Autori i dyshuar  tha në gjykatë se nuk ka shkuar me thike, por vetë viktima e ka thirrur dhe pas debatit janë përleshur duke bërë që 55 vjeçari të humb jetën.

55 vjeçari u vra me thikë në dyqanin e tij të riparimit te biçikletave. Viktima ka dyshuar se autori i ka vjedhur pak ditë më para ngjarjes një shume prej 700 mijë lekësh të vjeter.

Të nesërmen dy shtetasit kanë debatuar dhe në sherr e siper ka mbetur i vdekur Prendush Fusha ndërsa autori i dyshuar Alfred Pllumbaj ka pranuar ngjarjen e ndodhur. Autori tha në gjykatë se nuk ka shkuar me thikë por vetë viktima e ka thirrur dhe pas debatit janë përleshur duke bërë që 55 vjeçari të humb jeten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY