Skandal, demaskohet Thaçi, merr urdhër live nga Vuçiç: Mos trego asgjë!

Skandal, demaskohet Thaçi, merr urdhër live nga Vuçiç: Mos trego asgjë!

117
0
Shares

Një moment skandaloz u ka ikur nga Konferenca “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së” në Forumin Evropian në Alpbach, ku presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Në konferencën për media në fund të këtij forumi, Thaçi e pranoi haptas se është në favor të korrigjimit të kufirit me Serbinë. Ndërsa në këtë moment, Vuçiç i drejtohet Thaçit: Mos trego asgjë, shkruan “Bota sot”.

E deklarata skandaloze e Thaçit e ka vënë në siklet edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili duket i skuqur dhe nervoz nga deklarata skandaloze e presidenti të Kosovës.

E këtë video e ka komentuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në facebook.

“Vuqiqi i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe çka mos të folë Hashimi i cili eshtë i strukur, i frigesuar, dhe i dorëzuar . Pahori i i deshpruar ,i çuditur me Hashimin besa edhe me neve, i cili pazarin me mijera kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, ka shkruar Avdyli në shensimin e tij.

Për më shumë shikojeni videon e shprendarë

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY