Audiopërgjimi, Strasburgu: Bianku i tha Bibës se qëndrimi ishte e papërshtatshëm

Audiopërgjimi, Strasburgu: Bianku i tha Bibës se qëndrimi ishte e papërshtatshëm

116
0
Shares

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i është përgjigjur interesit të Ora News lidhur me audio-përgjimin e bisedës mes Denar Bibës dhe gjyqtarit të Shqipërisë në Strasburg, Ledio Bianku.

Ky institucion konfirmon se “në vitin 2014, një zyrtar i afërt me Qeverinë Shqiptare (z. Denar Biba) kontaktoi z. Ledi Bianku, gjyqtar i Shqipërinë,

Në përgjigje të Ora News, zyra e shtypit sqaron se “gjykatësi Bianku i ka thënë z. Biba se se një qëndrim i tillë ishte i papërshtatshëm dhe menjëherë informoi Dean Spielmann, President i Gjykatës Evropiane në atë kohë. Ai gjithashtu informoi dhe presidentin aktual të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi, sapo ky i fundit mori detyrën.

Po kështu “Një kërkesë zyrtare për të shtyrë çështjet lidhur me kthimin e pronës është bërë në të njëjtën datë në kontekstin e një takimi midis autoriteteve të Gjykatës Evropiane dhe autoriteteve shqiptare.”

Gjykata nënvizon se nuk ka pasur dhe as nuk ka pasur asnjë “marrëveshje”.

“Nuk ka pasur dhe as nuk ka ndonjë marrëveshjes mes Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Shqipërisë në lidhje me shtyrjen e mundshme të rasteve në fjalë.”

Ndërsa sa i përket shtyrjes së vendimit në vitin 2016, thuhet se nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014, dhe se gjykatësi Bianku nuk mori pjesë në këtë vendim sepse ai ishte tërhequr nga këto raste./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY