Skandal, 1.6 ton mish përpunohej në Lloto Sporti për tu hedhur më...

Skandal, 1.6 ton mish përpunohej në Lloto Sporti për tu hedhur më pas në treg

148
0
Shares

Në kushtet skandaloze brenda në një “Bar-Kafe/Lloto”, në Tiranë, përpunohej ilegalisht mishin dhe nën produktet e tij.

AKU bllokoi aktivitetin e subjektit ndërsa u bllokua dhe mish me afat përdorimi të skaduar. Sasia totale e bllokuar është 1.6 ton mish

“AKU konstatoi se subjekti MILITA DASIC me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto” me Nipt L81308019L përpunonte, ambalazhonte dhe tregtonte produktet (10 kg mish i grirë, 10kg fileto, 50 kg brumë qofteje dhe 50 kg lëndë e parë mish,) në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pa shoqëruara me etiketë. Pra, ky subjekt është i regjistruar për “bar-kafe/lloto” dhe jo për “prodhim/përpunim mishi” informoi sot Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Gjatë inspektimit u konstatua se subjekti dispononte edhe një tjetër ambient (magazinë) të regjistruar në QKL, me aktivitet specifik: Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore ku u gjendën produkte me afat përdorimi të kaluar (120 kg qofte, 48 kg shishqebap) si dhe 1342.8 kg mish dhe nën produktet e tij të me mungesë të plotë dokumentacioni.

Ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë 2.200.000 lekë, bllokim të produkteve në sasinë 1630.8kg (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit) si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues, tregtues (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY