Denoncim/ Arsyeja skandaloze, nëna me 3 fëmijë nuk lejohet të kalojë në...

Denoncim/ Arsyeja skandaloze, nëna me 3 fëmijë nuk lejohet të kalojë në portin e Durrësit

324
0
Shares

Një nënë e tre fëmijëve ka denoncuar një skandal që ka ndodhur në doganën e Durrësit, ku policët nuk kanë lënë të kalojë në doganë me pretendimin se u kishte skaduar pasaporta që në vitin 2016-të.

Ndërkohë që qytetarja ka treguar dhe pasaportat të cilat tregojnë qartë se ato skadojnë në vitin 2020. Ndërsa shton se ajo është ndaluar vetëm këtë vit, ndërkohë që vitet e tjera ka kaluar pa problem.Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin e tij social Facebook.

POSTIMI I BERISHES:

Kalvari i një emigranti në narkoshtetin e Noriegës!

Lexoni mesazhin e dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Mirmbrema Z.Doktor

Un qe ju shkruaj jam nje njen e deshperuar jetoj ne Itali prej 15 viteve ku gjeta strehim dhe pun dhe krijova gjithcka qe nje person normal mund te deshiroj ne jet gjene me te shtrejt qe esht FAMILIA qe kur lindi vajza dhe dy djemt mbas ( lindur ne itali Senigallia An) un vi ne shqiperi 1 her ne vit per te takuar te afermit e mi dhe per te pare ndryshimet qe behen dita dites ne ket vend sepse esht vendi ku kam lindur e rritur smund tja kthej shpinen vendit tim.kete vit kur erdhem ne shqiperi erdhem nga dogana e hanit te hotit me date 14.08.2018 dhe cdo gje po shkonte shum mire ne ket vend deri kur donim te ktheheshim ne itali sepse si cdo emigrant atje ka nje pun per te mbajtur pergjegjesin per familien e vet .por kete her ne dalje nga shqiperia nga porti i Durresit un dhe familia ime rash pre e nje sigurimsi xhafa ..pse do thonit ju! Sepse femijet e mi minoren 12 vjec dhe 10 vjec kishin thyer kufirin pa lejen e operatorit te zones.Pashaportat e 2 femijeve ne shkrim mbi pashaport shkruhet se skadojne me 25.04.2020 ndersa ne sintemin e kompiuterit ne dogan pashaportat kan skaduar ne 2016.Ok them kan skaduar dhe problemi mbyllet.por nderkoh qe po i thoja polizit ose oficerit qe ktu shkruhej ndryshe skadimi.mora nje pergjigje qe faji esht i imi qe nuk ekam kontrolluar pashaporten.ok pashaporta ka skaduar ne 2016 e femijeve lind pytja pse ju ne 2016 nuk me that asgje as ne hyrje as ne dalje .po ashtu edhe ne 2017 asnje fjal kam hyr e dal pa probleme sepse mbi pashaporta skadimi ishte ne 2020 .pse sna kan informuar kur kemi hyr viter tjera ose kete her? Une qe jetoj e punoj ne nje shtet te huaj ku mund ta di se pashaportat e minoreneve duhet te jet 5 vjecare ?ndersa e femijeve te mi ishte 10 vjecare .Ku ta di un se cfare shkruhet ne sistemin operativ te doganave ?per mua ka vlere vetem data mbi pashaport .perse shteti luan me ne cfare faji ju kemi ne pse shteti yne ato vite ka gabuar me pashaporta i kujt esht faji ? I imi? Nuk besoj sepse nese ne sistemin e shtetit kan skaduar ne 2016 shteti pse me ka len me dal ne 2016-2017 nga shqiperija? Jam e detyruar te qendroj ne shqiperi te humbas dhe punen sepse shteti shqiptar paska gabuar.. ndjehem shum e indenjuar sepse cfare nuk po shihet e behet ne kete vend . Vetem po te jesh kriminel ike dyert e hapura ne Shqiperi .1 person qe punon e jeton ne hesap te vet ktu esht 0. Nje shtet i krijuar nga banda e narkotrafikut asnjeher ska per tu bere shtet . Por polici ose oficeri i turnit me dat 22.08.2018 ora 23.50 ne piken kufitare te Durresit per te esht statistik ne fund te vitit bejne dhe kjo gje ju del aty. Por un them esht me mir sikur te kapin ndonje kriminel ma shum se sa te merren me 2 femij qe po shkonin te pergatiteshin per vitin shkollor.Ater neve na kan lind fmija ne Itali dhe sna lan me kalu ..”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY