Strehimi i emigrantëve, BE: Duhet miratimi i tyre, për t’u zhvendosur në...

Strehimi i emigrantëve, BE: Duhet miratimi i tyre, për t’u zhvendosur në Shqipëri

120
0
Shares

Bashkimi Evropian kërkon që emigrantët e ndodhur në brigjet e Italisë duhet të transferohen në vende të treta si Shqipëria me miratimin e tyre.

Zëdhënësi BE-së, thotë se është në dorën e autoriteteve italiane për të siguruar kushtet në përputhje me ligjet e azilit.

“Kur bëhet fjalë për marrëveshjet dypalëshe midis një Shteti Anëtar dhe një vendi të tretë”, siç është Shqipëria për zhvendosjen e emigrantëve, “ne duhet t’i pyesim ata” me detaje, por “ka më shumë elementë që duhet të shqyrtohen” për të vlerësuar ligjshmërinë e tyre, në veçanti “pëlqimin e njerëzve” për të kërkuar azil në një vend tjetër përveç vendit të mbërritjes”, thotë zëdhënësi cituar nga Ansa.

Zëdhënësi tha gjithashtu se elementët e tjerë që duhen marrë parasysh janë direktivat për azilin dhe kthimin dhe rastet nëse emigranti ka të drejtën e azilit.

“Aplikimi konkret” i këtyre rregullave është “të sigurohet se ato respektohen nga autoritetet kombëtare”, shtoi zëdhënësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY