DËSHMIA/ Nusja shkon për drekë tek vjehrra, bashkëjetuesi i saj e përdhunon...

DËSHMIA/ Nusja shkon për drekë tek vjehrra, bashkëjetuesi i saj e përdhunon dhe e lë shtatzënë

74
0
Shares

Gjykata e Tiranes ka denuar me 3 vjet e 4 muaj burg nje 56 vjecar me akuzen se ka perdhunuar nusen e bashkejetueses. Një 56-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 9 vite burg, nën akuzën e përdhunimit ndaj nuses së djalit të bashkëjetueses së tij.
Ne vendimin qe disponohet  thuhet se i pandehuri në fjalë është shtetasi Sh. Zarka. Ai është arrestuar më date 5 korrik të këtij viti, ndërsa kallëzimi është bërë nga shtetasja Xh. Kovaçi. Kjo e fundit ka pretenduar se 56-vjeçari, bashkëjetuesi I vjehrrës së saj ka abuzuar seksualisht me të.
Ngjarja
Ne daten 05.07.2016, rreth ores 22.00 eshte bere arrestimi ne flagrance i te pandehurit Sh. Zarka. Ky i fundit eshte arrestuar, pasi ne date 05.07.2016 ne Komisanatin e Policise Nr 5, Tirane eshte paraqitur dhe ka bere kallezim penal shtetasja Xh. Kovaci.
Sipas Procesverbalit per marrjen e te dhenave nga personi qe ka dijeni per vepren penale, date 05.07.2016, të shtetases Xh. Kovaci, rezulton se ajo ka deklaruar se:
Jam e martuar me shtetasin Sh. Kovaci me te cilin kam pese femije dhe banoj tek Xhamia, Sahati ne Tirane. Vjehrra bashkejeton me shtetasin Sh. Zarka i cili eshte me banim ne Valias. Me date 03.06.2016, une se bashku me kunaten time shtetasen E. Kovaci, ku me vete kisha vetem djalin tim shtetasin M. Kovaci, i kemi shkuar tek vjevrra jone shtetasia L. Kovaci ne Valias e cila sic thashe bashkejeton me Sh. e cila na kishte ftuar per dreke.
Kemi shkuar ne banesen e Sh. ku qendron vjehrra jone, kemi qendruar dhe me pas jemi ulur per te ngrene dreke. Pasi kemi mbaruar dreken jemi ulur per te pushuar. Une, djali dhe kunata kemi shkuar ne nje dhome gjumi per te fjetur. Pas pese minutash pasi ne ishim futur ne dhome, ka hyre Shpëtimi i cili mbante ne dore dy gota me birre, qe te pinim dhe ne. Ne i kemi thene se, nuk na pihet me dhe jemi ulur per te pushuar.
Sh. ka vazhduar te na thote se duhet te pini gotat e birres, si dhe kur ne e kemi kundershtuar ai ka derdhur gotat e birres ne koke, ku njeren e ka gjuajtur ne drejtimin tim, ku pasi i jam shmangur ka rene ne mur duke u thyer mbi dysheme. Kurse me goten e dyte me ka goditur ne koke ne anen e majte te saj mbi vesh.
Ne kete moment me ka kapur nga floket duke me ulur ne dysheme, ka filluar te me gjuaje me grushte dhe me shkelma ne te gjithe trupin. Ne kete moment kunata e frikesuar ka marre djalin dhe eshte larguar nga banesa e Shpëtimit i cili ka hyre ne dhome, ka mbyllur deren, nen kercenimin e nje thike me ka zhveshur duke kryer marredhenie seksuale me dhune me mua.
Pasi ka mbaruar pune me ka thene te rrij e shtrire perpara tij derisa te thoshte ai qe te çohesha. Me pas sic isha e zhveshur me ka thene te ngrihesha ne kembe, te rrotullohesha rreth tij qe te me shihte, ku dhe une keshtu bera, pasi ai vazhdonte te me kercenonte me thike ne dore ku vazhdonte te me thoshte se do dalesh nga dhoma kur te te them une pasi nuk kam mbaruar qejfin akoma.
Ne kete moment ka thirrur vjehrren time, L.., i ka hapur deren. Kur eshte futur ajo ne nje moment qe te dy ishim te zhveshur dhe i ka thene shihe nusen e djalit se cfare po i bej. Vjehrra e ka marre me te mira duke i thene se ‘hajde merru me mua dhe lere nusen’. Shpëtimi i ka thene Liljanes se me bej nje kafe se nuk jam ngopur akoma, dhe me pas duke me kercenuar ka filluar te me dhunoje sekualisht perseri. Pasi ka mbaruar pune me ka thene cohu vishu dhe dil jashte, dhe une jam larguar nga banesa e tij me shpejtesi duke ikur ne Kamez per ne Tirane.
Pyetje: A e njihnit me pare shtetasin Sh. Zarka?
Pergjigjie: Jo nuk kam patur njohje me pare me kete person.
Pyetje: Ju gjate drekes keni vene re Sh. ka treguar interes ndaj jush?
Pergjigjie: Jo gjate drekes nuk kam vene re nje gje te tille.
Pyetje: Atehere si ka ndodhur qe Shpëtimi ju dhunoi sekualisht ne banesen e tij ne pranine e vjehrres dhe te kunates tuaj?
Pergjigjie: Une nuk di gje per kete, por nje gje di qe ai ishte i pire dhe nen kercenimin e vazhdueshem me nje thike qe mbante ne duar me dhunoi seksualishte dy here njera pas tjetres.
Pyetje: Ç’farë ju ka ofruar ne kembim te ketij akti sekual?
Pergjigjie: Jo nuk me ka ofruar asgje pervecse dy gota birre te cilat mi ka derdhur duke me gjuajtur me to.
Nga Procesverbali i kqyres se jashtme fizike e kallezues rezulton se, ajo ka demtime qe jane shkaktuar si pasoje e veprimeve te dhunshme.
Gjithashtu ne baze te Aktit te Ekspertimit Nr. 690, date 19. 07. 2016 per shtetasen Xh. Kovaci rezulton se, ajo ka pesuar demtime dhe konkretisht: hematome e hundes, ekimoze te supit te majte, ne kofshen e majte verehen 3 ekimoza si dhe nje ekimoze ne kofshen e djathte ne pjesen e brendshme te saj. Gjithashtu e demtuara rezulton se eshte shtatzane. Keto demtime futen ne kategorine e atyre demtimeve qe kane sjelle per pasoje humbjen e aftesise se perkoheshme per pune mbi 9 dite.
Sa me siper rezulton, organi i akuzes, kerkon deklarimin fajtor te te pandehurit Sh. Zarka per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga Neni 102/1 te K.Penal.
Dëshmia e vjehrres
Ndersa mbrojtja e te pandehurit parashtroi dhe pretendoi perfundimisht se: Shtetesja L. Kovaci (vjehrra) qe ka qene prezent ne diten qe pretendohet se ka ndodhur ngjarja ka leshuar nje deklarate noteriale, qe ndodhet ne dosjen e ketij procedimi, ku hedh poshte te gjitha pretendimet e saj duke thene qe ajo genjen per ca ka deklaruar dhe se asgje nga ato qe ka thene nuk jane te verteta. Me pas ka insistuar vete te japi deklarimin e saj ne Prokurori dhe eshte bere e mundur pyetja e saj.
Ne deklarimin e dhene para oficerit te policise gjygesore, me procesverbalin te mbajtur ne date 29.09.2016, deklaruesja L. Kovaci ka thene se me date 01.07.2016 nusja ime Xh. ka ardhur te shpia ime ne Valias. Ajo ka qene me djalin e vogel dhe ka ardhur rreth ores 09.30. Pasi ka ardhur kemi bere te dyja dreken, kemi henger dreke une, Xhensila dhe Shpëtimi, ku pas darke kemi dale nga shtepia. Ajo ka ikur per ne Tirane. Pas 5 ditesh ajo ka bere denoncimin ne fjale. Dua te sqaroj se, kur ka ardhur ne shtepine tone, ajo ka patur shenja nxirje ne trup, si dhe une e kam pyetur se perse kishte ato te nxira, ajo me ka thene se ishte rrezuar. Dua te sqaroj se Xhensila pin alkol dhe del ne rruge, ku me kane thene se ajo pi hashash.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY