LAJM I FUNDIT/Ishte me pushime bashkë me familjen në Vlorë, vdes shtetasi...

LAJM I FUNDIT/Ishte me pushime bashkë me familjen në Vlorë, vdes shtetasi rumun

172
0
Shares

Një shtetas rumun ka ndërruar jetë në plazhin e Vlorës.

63 vjeçari nga Rumania ndërroi jetë rrugës për në spital. Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasi rumun kishte pësuar krizë në kohën që po futej në det.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ku shtetasi me iniciale K.U., 63 vjeç, banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY