Orgji dhe alkool, punonjësit e shpërndarjes sociale i përdornin banesat sociale për...

Orgji dhe alkool, punonjësit e shpërndarjes sociale i përdornin banesat sociale për festime

140
0
Shares

Një ndërtesë publike banimi në Nju Jork në Bronks përfshihej çdo ditë nga festime pa fund, me alkool e orgji, në apartamentet që ishin ende bosh, nëpër zyra,madje edhe gjatë orarit të punës.

Rreth 40 njerëz punonjës të ndryshëm kryenin marrëdhënie me kujdestarët, konsumonin alkool dhe kryenin marrëdhënie seksuale në vend që të punonin.

Monique Johnson, presidente e Shoqatës së Banorëve te kompleksi i banesave sociale Throggs Neck, në Bronks të Nju Jorkut është detyruar t’i transferonte të 40 në një vend tjetër dhe ti ri-caktonte në pronat e tjera  në të gjithë qytetin.

”Ne biseduam me presidentin e këshillit të qiramarrësit, i cili pretendon se ata ish-anëtarë të stafit u transferuan papritmas për shkak të sjelljes së keqe seksuale” ka thënë presidentja.

Një zëdhënës thotë se autoriteti i strehimit ka pasur shqetësime rreth çështjeve të menaxhimit dhe performancës në Throggs Neck dhe këto shqetësime, së bashku me akuzat shqetësuese për sjellje të pahijshme, janë arsyeja pse stafi u ri-caktua dhe njëherë.

Nuk u pranua të elaburohej më shumë për llojin e sjelljes së keqe të të cilëve punonjësit ishin akuzuar, por presidenti i këshillit të qiramarrësit Monique Johnson thotë se punonjësit dyshoheshin se po përfshiheshin në aktet seksuale në pronë.

“Në bazë të arsyeve, rreth arsyeve, po në më shumë se një rast po, dhe kjo po ndodh për disa muaj”, tha Johnson.

Një zëdhënës i Departamentit të Hetimeve të qytetit thotë se kur mësuan për herë të parë këto akuza, ata menjëherë ndërhynë për të ndërmarrë veprime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY