VIDEO/Zhdukja e dajës dhe nipit në Shkodër, flet njëra nga gratë që...

VIDEO/Zhdukja e dajës dhe nipit në Shkodër, flet njëra nga gratë që bëri denoncimin

201
0
Shares

Kanë kaluar  pesë ditë nga zhdukja e dy burrave në Shkodër dhe ende nuk ka asnjë gjurmë.

Ishte denoncimi i bërë publik nga ish-kryeministri Berisha fillimisht mbrëmjen e shkuar ku denoncohej zhdukja e dajës dhe nipit, ndërkohë sot kemi denoncimin e bërë nga dy gratë e tyre në polici.

Gëzim Hysaj, 56 vjeç dhe nipi i tij Agron Molla, 47 vjeç janë larguar më 23 gusht dhe që prej asaj dite askush nuk di gjë.  Bashkëshortja e 56-vjeçarit nga Dobraçi i Shkodrës në një intervistë ka treguar për bisedën e fundit me burrin e saj.

Ajo thotë se Gëzimi doli të takonte një shok dhe nuk erdhi me në shtëpi. Kishte tentuar të binte në telefon dhe zilja shkonte, por pas 5 minutash nuk arrinte të komunikonte dot më për shkak se telefoni dilte i mbyllur.

Ndërsa për nipin Agron Mollaj, ajo thotë se ai është larguar një orë më pas nga burri i saj.

 

 

Gëzim Hysaj është baba i katër fëmijëve ndërsa nipi i tij Agron Mollaj është baba i tre fëmijëve ndërsa punonte me një servis motorash. Gruaja ka treguar se nuk kishin konflikte dhe të dy ishin të qetë dhe jo të shqetësuar.

*Intervista marrë nga BallkanWeb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY