Zhduken prej pesë ditësh daja dhe nipi në Shkodër, dyshimet e para

Zhduken prej pesë ditësh daja dhe nipi në Shkodër, dyshimet e para

186
0
Shares

Daja dhe nipi rezultojnë të zhdukur prej 5 ditësh në Shkodër.

Ata janë Agron Mollaj, 47 vjeç nga fshati Dobraç dhe daja i tij Gëzim Hysaj, 56 vjeç, nga fshati Myselim i Postribës.

Ka qënë bashkëshortet e tyre të cilat kanë denoncuar për zhdukjen e tyre, por nuk dihet më tepër.

Dyshimet e para janë që të jenë larguar në Siri, por kjo nuk është e sigurt. Dyshimi i tillë lind për shkak se zona ku janë shpallur të zhdukur është një zonë ne të cilën po rritet dukshëm ekstremizmi.

2 njoftimet e policisë 

“Më datë 24.8.2018 ora 12:00, shtetasja Merita Mollaj, e datëlindjes 29.02.1980, banuese në fshatin Dobraç, Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 21:15 i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj, Agron Cuf Mollaj, i datëlindjes 11.09.1971, me arsim 8 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, thuhet në denoncimin e regjistruar për Agron Mollajn.

“Më datë 24.08.2018 ora 16:00, shtetasja Saimira Hysaj, e datëlindjes 02.10.1973, banuese në fshatin Myselim, Postrribë Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 20:20, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj Gëzim Taip Hysaj, i datëlindjes 08.05.1962, me arsim 12 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY