Një zjarr pas mesnate ra në një anije me 875 persona në portin e Pireut. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur anija me 875 persona në bord sapo kishte lënë portin e Pireut me destinacion Chania në Kretë.
Zjarri u konstatua në momentin që anija ndodhej në ishullin Ydra. Anija është kthyer në Pire ku janë evakuar pasagjerët dhe ekuipazhi ndërkohë që anija vazhdonte të digjej.
Pasagjerët dhe ekuipazhi në bord shpëtuan mrekullisht, mes tyre mendohet se janë dhe 200 shqiptarë.
Mediat greke shkruajnë se nga ora 12 e natës deri në 4:40 të mëngjesit kanë zgjatur flakët në det të hapur. Fatmirësisht, nuk ka asnjë të lënduar.
Mësohet se zjarri filloi në garazhin e anijes dhe u përhap në pjesën tjetër. Pasagjerët me maska nuk dolën në anën e pasme siç ndodh zakonisht por nga dalja e sigurisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/